Një 35-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet gjermane pasi u kap me 2.7 kilogramë kokainë.
Ka qenë policia rrugore ajo që ka ndaluar fillimisht shqiptarin, i cili nuk ishte në gjendje të paraqiste asnjë dokument, madje kishte edhe patentë të falsifikuar.
Gjatë kontrollit të mëpasshëm të makinës, u gjet edhe sasia e lëndës narkotike e organizuar në tre pako dhe e fshehur në makinën tip Volkswagen Passat.
Arena e Lajmit