Bylisi ka shtangur Partizanin, në miqësoren e zhvilluar ditën e sotme në Pogradec! Ballshiotët e trajnerit Beqiri arritën të triumfonin me rezultatin 3-0, duke i dhënë leksion “demave”.
Vlen të theksohet fakti, se pjesa e parë ishte thuajse e barabartë, me raste të pakta shënimi, ndërkohë që fragmenti i lojës, ku u shënuan të gjitha golat foli për Bylisin, që vendosi diktatin në fushë.
Goli i parë do të vinte në minutën e 56-të, teksa do të mbante firmën e Kamara. Në këtë moment skuadra ballshiote e rriti ndjeshëm nivelin e lojës, duke shënuar edhe 2 herë të tjera, fillimisht me pogradecarin Marin Abazaj në minutën e 74-t, ndërkohë që sulmuesi Kaçorri, vulosi shifrat në 3-0.
FT: PARTIZANI-BYLIS 0-3
Kamara 56′, M.Abazaj 74′, Kaçorri 88′
GOLI I KAÇORRIT: VIDEO
GOLI I ABAZAJT: VIDEO
GOLI I KAMARA: VIDEO
MOMENT TENSIONI:
FORMACIONET ZYRTARE:
PARTIZANI: Teqja, Hadroi, Bitri, Sota, Atanaskovski, Telushi, Rrapaj, Masanga, Cara, Cvetanovski, Skuka.
BYLISI: Haremi, Trumçi, Preka, Damçevski, Lorran, Qoshku, Maçolli, Ruçi, Beji, Fall, Soza.
Arena e Lajmit