Aksident i rëndë në aksin Burrel-Klos, 6 persona të plagosur, 1 fëmijë në gjendje të rëndë

Aksident 14

Aksident i rëndë në aksin Burrel-Klos. Mësohet se 6 persona të së njëjtës familje kanë mbetur të plagosur. Dy prej tyre sipas informacioneve të fundit, janë në gjendje të rëndë, mes tyre një fëmijë.

Gazetari Enver Doçi raportoi për “BalkanWeb” se aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Shkëmbi i Kuq”, ku automjeti ka dalë nga rruga. Personat e plagosur po shkonin në burgun e Burrelit për të takuar një të afërm, por me sa duket për shkak të ngricave makina ka dalë nga rruga dhe është përplasur.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet, teksa personat e plagosur janë dërguar në spital.

Aksident i rëndë në aksin Burrel-Klos, 6 persona të plagosur, 1 fëmijë në gjendje të rëndë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook