Ançeloti duhet të bëjë disa zgjedhje, dy beteja për dy vende në Madrid

Afrimet e Antonio Rydigerit dhe Orelië Tçuomenit kanë krijuar një situatë tjetër në Madrid. Në sezonin e ri, sigurimi i një vendi si titullar do të jetë edhe më i ndërlikuar. Ndërsa në sezonin e kaluar gjithçka ishte e qartë, të paktën 11-shja titullare, ndryshe do të jetë në sezonin e ri që nis këtë fundjavë. Te Reali janë të paktën dy pozicione në lojë, krahu i majtë i mbrojtjes dhe qendra e mesfushës.

real madrid

Tçuomeni, për të cilin Reali pagoi 80 milionë euro, ka treguar se nuk do të jetë spektator, duke i lëshuar hapur sfidën Kasemiros për qendrën e mesfushës. Situata duket edhe më e ndërlikuar në të majtë të mbrojtjes.

Mes Alabasë, Rydigerit e Mendisë në lojë janë dy vende, një prej tyre do të luajë në të majtë, një në qendër, teksa njëri do të mbetet në stol. Ançeloti nuk do ta ketë të lehtë zgjedhjen.

Arena e Lajmit


Ançeloti duhet të bëjë disa zgjedhje, dy beteja për dy vende në Madrid

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook