Arrestohet me urdhër të SPAK Akil Nerjaku në Durrës, ndalohen edhe dy persona të tjerë

Spak E1626080512527 632x450

Akil Nerjaku një prej njerëzve me të përfolur në botën e krimit në Durrës për momentin përfundoi në pranga me urdhër të SPAK në kuadër të një aksioni që u mbajt Top sekret, tha gazetarja Klodiana Lala për News 24 dhe BalkanWeb.

Gjithashtu bëhet me dije se në këtë operacion të kryer nga SPAK janë ndaluar edhe dy persona të tjerë.

Mësohet se Nejraku i ka shpëtuar një atentati me snajper në vitin 2022.

Kujtojmë se më 12 shtator të 2022-shit është qëlluar me armë zjarri në Durrës ndaj Benz G-Class, ku ndodhej shënjestra e atentatit, por duke qenë se mjeti ishte i blinduar, Nejraku i shpëtoi plumbave. Ky mjet nuk ishte në pronësi të tij, por të shtetasit me inicialet H.K.

Shkak i ngjarjes dyshohet të jetë prishja e pazareve të drogës dhe se ngjarja ishte një paralajmërim për Akil Nerjakun.

Arena e Lajmit

Arrestohet me urdhër të SPAK Akil Nerjaku në Durrës, ndalohen edhe dy persona të tjerë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook