Ish-kapiteni i Bajernit dhe Gjermanisë, Filip Lahm ka folur publikisht lidhur me mungesën e tij në Botërorin e Katarit ku shkaku për këtë vendim të ish-mbrojtësit legjendar janë vdekjet e shumta të punëtorëve që ndërtuan stadiumet ku do të luhen ndeshjet e këtij turneu.
Lahm qartësoi se nuk do të jetë pjesë e asnjë delegacioni dhe nuk do të udhëtojë drejt Katarit për Botërorin, por do ta ndjekë atë nga shtëpia.
“Unë nuk jam pjesë e delegacionit dhe nuk do të fluturoj atje si tifoz. Kështu që preferoj ta ndjek turneun nga shtëpia.
Të drejtat e njeriut duhet të respektohen. Nëse një shteti i jepet kontrata që rezulton ndër më të këqijat në këtë aspekt, këto gjëra duhet të diskutohen.
Edhe vetë futbollistët duhet të jenë kritikë për atë çka ka ndodhur në Katar.”, u shpreh Lahm.
Arena e Lajmit