Largimi i të rinjve me gomone në MB, Berisha ironizon Ramën: Thotë fajin e ka Saliu dhe Meta! Ftoj mediat britanike të pyesin se si përdoren paratë publike në Shqipëri

F8665186 33eb 4b40 8f8e 4de706b5bd1e

Kreu i PD Sali Berisha ka reaguar rreth debateve të fundit për emigrantët shqiptarë në Britani.

Ai ka ftuar autoritetet britanike që të pyesin se si përdoren paratë publike në Shqipëri, ndërsa ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se shpenzon 22 mln euro udhëtime me charter ndërsa ka qytetarë që prej vitesh jetojnë në çadra.

Pjesë nga fjala e Berishës:

u përshëndes përzemërsisht dhe ju falënderoj për këtë pritje të zjarrtë. Shpreh besimin tim se secili prej jush, demokrat dhe demokrate në këtë sallë se demokratët dhe demokratet e Tiranës dhe mbarë Shqipërisë janë sot më të vetëdijshëm, më të vendosur, më të guximshëm se kurrë për ti dalë zot, lirive të drejtave, dinjitetit të tyre dhe mbarë shqiptarëve, për ti dalë zot interesit kombëtar të këtij vendi, këtij kombi.

Sot ne kemi përballë, pa asnjë mëdyshje armikun më të egër të qenies së shqiptarëve, pas Enver Hoxhës në historinë tonë kombëtare.

Edi Rama është kryeministri i cili sillet ndaj shqiptarëve, sikur të përfaqësonte një fuqi armike të tyre dhe jo qytetarët shqiptarë. Sillet si një persekutor i shpifur ndaj çdo qytetari kundërshtar, sillet si një kolonizator ndaj mbarë shqiptarëve, përfshi këtu edhe shumicën dërrmuese të socialistëve shqiptarë.

Edi Rama është një armik i fëmijëve tuaj, fëmijëve të shqiptarëve. Para jush unë takova një grup të gjerë prindërish të kopshtit ‘Zybejde Hanim’ me 250 fëmijë të mbyllur në një akt të turpshëm, ç’njerëzor nga Edi Rama me urdhër të një udhëheqësi të një vendi tjetër.

Ky akt, e thashë dhe aty e them edhe këtu është akt më ç’njerëzor që mund të bëjë një qeveritar. Ai i cili nuk stepet, dorëzohet, para një fëmije, ai nuk ka asgjë të përbashkët me njeriun.

Do të ju rikujtoj një skenë nga Viktor Hygo: Gjenerali që mbrojti kështjellën u largua. Në tunele shpëtoi, por gjenerali kthehet se një fëmijë kishte mbetur në biblotekë dhe kështjella po digjet. Kthehet, merr fëmijën dhe zbret shkallët e dorëzohet.

E dhashë këtë shembull për të thënë se asnjë njeri që i thotë vetes i tillë, nuk është që të bëjë një betejë me fëmijët, ëndrrat e tyre, kopshtin e tyre. Duhet të jesh si ai që ka trashëguar psikologjinë e babait të tij xhelat dhe tani kalon nga salla në sallë me një fjalor ordineri, që turpëron çdo njeri përveç atij që të ndërmarrësh një akt të tillë. Ai që është i tillë për fëmijët, është shumë herë më i zi për të gjithë të tjerët.

Ai i tillë është për pensionistët të cilët jetojnë duke numëruar kafshatën, që nuk mbijetojnë pa ndihmën e tjerëve, ndërkohë që vetë shpenzon 22 mln euro në 137 udhëtime me çarter me dhomë gjumi, se ashtu i takon nipit të xhelatit Spiro Koleka dhe të xhelatit Kristaq Ramës.

I takon atij, ndërsa të tjerë shqiptarë jetojnë në çadra, çadra të grisura, gra, fëmijë, të moshuar, që të gjithë, sepse për atë qytetarët janë qenie inferiore, pa vlerë, për tu shtypur.

Udhëheqja komuniste me doktrinë burgoste, pushkatonte, internonte, por në aparencë nuk i lejonte vetes një sjellje të tillë.

Ka shpërthyer një polemikë e madhe këto ditë dhe jemi bërë lajmëzinjtë e Europës, në mediat më të mëdha të botës për dramën e kanalit të La Manshit. Çfarë bën ky? Ky për çdo gjë, vetëm faj nuk ka. Ky është një qenie primitive, sepse njeriu i qytetëruar mban përgjegjësi.

Ky njëherë thotë fajin e ka Saliu, njëherë e ka Meta, herën tjetër Gjermania, pastaj Franca, tani e ka Anglia, me radhë e me radhë, por vetëm ky faj nuk ka se çfarë ndodh në këtë vend. A mund të pranohet, lejohet një gjë e tillë?

Mediat britanike shkruajnë këto ditë se varfëria, por u them këtyre gazetarëve se vjedhja dhe vetëm vjedhja. Kjo tokë nuk gjen një sipërfaqe të tillë në ishullin britanik e askund të jetë më e pasur se Shqipëria.

Por  ky kryeministër dhe kjo qeveri i ka kthyer pasuritë në një mallkim për qytetarët shqiptarë. Ky kryeministër dhe kjo qeveri vjedh dhe vetëm vjedh. Firmos për sipërmarrjen e tij 420 mln euro, djegësat dhe nuk digjet asnjë kilogram pleh. Ky njeri firmos me vëllezërit Karriç dhe të tjerë, dorëzon miliona katror tokë në Durrës, kujt? Kompanive të sanksionuara të veta, se është aksionar vetë. Prandaj ky njeri që ka bërë gjithçka në rrafshin moral nuk ndalet. Vetëm shëtit nga një sallë në tjetër si një sharës i ulët. Nuk lë fjalë pa nxjerrë nga fjalori i tij, dëshmi e një edukate perverse familjare, të mangët dhe që natyrisht njeriu nuk mund ta ulë veten në atë shkallë të ja kthejë me të njëjtat fjalë.

Kemi të bëjmë me një armik që i varfëron dhe i vjedh shqiptarët. Ftoj mediat britanike të pyesin se si përdoren fondet publike këtu dhe në Britaninë e Madhe. Do të gjejnë se këtu një shkollë kushton 5 mln euro dhe për të mbuluar vjedhjen merret lista e anëtarëve të kryesisë së PS-së dhe emërtohen shkollat. Nuk ndodh kurrë në botë kjo. Horra si këta nuk ka parë toka.

PNUD-i në Tiranë me paratë e donatorëve, se nuk ja ka dorëzuar paratë kësaj qeverie, ndërton shkollën me 680 mijë euro. Ka manuale ndërtimi, të cilat tregojnë çmimin e çdo materiali dhe koston e çdo pune. Nuk mund të dalë shkolla 5 mln euro siç i del Erion Veliajt, s’mund të dalë meremetimi i shkollës 2.3 mln euro siç i del këtij kryetarit të Kamzës, që është marrë gjithë jetën me gjëra të tilla.

Të gjithë këta, Veliajt, kryetari i Kamzës etj., me radhë kudo që janë vjedhin pa asnjë preokupim se kryetari i tyre është një kryevjedhës. Sepse këta vjedhin me dhjetëra milionë, ai me qindra milionë. Ai ndërton kilometrin e rrugës në fushë, 24 mln euro. 3 mln euro ndërtohet në Gjermani ku paguhet më mirë se kudo.

Arena e Lajmit

Largimi i të rinjve me gomone në MB, Berisha ironizon Ramën: Thotë fajin e ka Saliu dhe Meta! Ftoj mediat britanike të pyesin se si përdoren paratë publike në Shqipëri

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook