Mbyllja e kopshtit, Berisha takohet me prindër e edukatorë të “Turgut Ozal”: Vendimi erdhi nga jashtë, ngjarja më e rëndë që mund t’i ndodhë një vendi sovran

45454

Kreu i Partisë Demokratike ka zhvilluar sot një takim me prindër dhe edukator të kopshtit “Zubeyde Hanim”, i cili u mbyll pak javë më parë.

Berisha u shpreh se mbyllja e kopshtit konsiderohet nga ana e tij si një nga ngjarjet më të rënda që mund t’i bëhet një vendi sovran, ndërsa shtoi se është mbyllur me urdhër nga jashtë.

“Mbylljen e kopshtit e kam konsideruar një nga ngjarjet më të rënda që mund t’i ndodhë një vendi sovran. Të mbyllësh një kopësht me 50 fëmijë është pak të thuash që je 250 herë i çmendur, amoral, i pafytyrë, dhe çdo epitet mund t’i vihet. Të mbyllë një kopësht me urdhër nga jashtë, këtë e bën vetëm një qeveritar që është i shkëputur tërësisht nga interesat e fëmijëve. Ka probleme të brendshme politike ai dhe urdhëron vasali e tij në Tiranë të mbyllë kosphtin”, u shpreh Berisha.

Mbyllja e kopshtit, Berisha takohet me prindër e edukatorë të “Turgut Ozal”: Vendimi erdhi nga jashtë, ngjarja më e rëndë që mund t’i ndodhë një vendi sovran

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook