“Modeli më i mirë i zhvillimit të arsimit profesional”, Meta me mësues dhe nxënës të shkollës austriake: Koha që ky model i suksesshëm të zgjerohet edhe në qytetet e tjera

313433453 677468907081681 1662088921111512477 N

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta deklaroi sot se shkolla “Peter Mahringer” është modeli më i mirë i zhvillimit të arsimit profesional në nivelet më të larta bashkëkohore.

Meta ka publikuar një foto me nxënës dhe mësues të shkollës, teksa thekson se është koha që shteti dhe Qeveria shqiptare këtë model të suksesshëm ta zgjerojë edhe në qytetet e tjera kryesore të vendit

“Shkolla “Peter Mahringer” është modeli më i mirë i zhvillimit të arsimit profesional në nivelet më të larta bashkëkohore. Duke i qenë mirënjohës Austrisë për këtë investim shumë cilësor tani është koha që shteti dhe Qeveria shqiptare këtë model të suksesshëm ta zgjerojë edhe në qytetet e tjera kryesore të vendit në mënyrë që të rinjtë tanë të fitojnë njohuritë më të avancuara të kohës dhe të integrohen menjëherë në tregun e punës me paga të larta. 📚🇦🇱🇦🇹”, shkruan Meta.

“Modeli më i mirë i zhvillimit të arsimit profesional”, Meta me mësues dhe nxënës të shkollës austriake: Koha që ky model i suksesshëm të zgjerohet edhe në qytetet e tjera

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook