“Në PD lexohet çdo votë e propozim”, Jul Deda për përfshirjen në Primare: Mes trafikut, pluhurit dhe zhurmave…

Jul Deda

Aktori Julian Deda është një nga emrat e përmendur për Primaret të cilat po organizohen nga Partia Demokratike, për të përzgjedhur emrat e kandidatëve për kryebashkiakët në vend.

Me anë të një postimi në Facebook, Deda tha se dijeni për emrin e tij në Primare, mori ndërsa ishte në mes të trafikut të Tiranës.

Në fund ai shtoi se Primareve duhet tu jepet rëndësia që meritojnë dhe uron që prej tyre të dalë emri i më të mirit.

Postimi i plotë:

Ja, ketu e mora lajmin qe jam kandidat ne primaret e PD, per Tiranen, ne mes te trafikut, te pluhurit dhe te zhurmave, qe tani e tutje do ti quajme erionizim, qe i eshte bere Tiranes ne keto vite.

Falenderoj nga zemra çdo demokrat, ne secilen dege te Tiranes, qe ka propozuar emrin tim ne keto primare teper te rendesishme. Tashme ne PD, jo vetem lexohet çdo vote, por degjohet çdo propozim i anetareve te saj.

Le ti japim primareve rendesine qe meritojne, le te dale prej kesaj risie vetem me i miri, me i votuari. Suksese te gjitheve…!

Arena e Lajmit

“Në PD lexohet çdo votë e propozim”, Jul Deda për përfshirjen në Primare: Mes trafikut, pluhurit dhe zhurmave…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook