“Tonelata kokaine zbarkuan në Shqipëri”, akuza e fortë e Berishës: Të gjitha autoritetet në Portin e Durrësit të përfshira në trafik

Whatsapp Image 2022 11 07 At 12.26.11

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke marrë shkas nga një sasi me kokainë që ishte fshehur në një ngarkesë me banane në Durrës, deklaroi se të gjithë autoritetet e Portit janë të përfshirë në trafikun e drogës.

Berisha në linjën e akuzave pohoi se Porti i Durrësit për 6 muaj rresht u la jashtë çdo kontrolli.

“Porti i Durrësit për 6 muaj rresht u la jashtë çdo kontrolli. Zbarkuan në Durrës tonelata kokaine. Ku shkuan ato? Drejt Europës dhe jo drejt Hënës. Tani janë dyndur. Në port të gjitha autoritetet janë të përfshira në trafikun e kokainës. Porti është shndërruar në portin më të madh të kokainës në botë. Edi Rama përpiqet që t’i mbulojë këto me sharje ordinere, me sulme të një njeriu si ai. Dënoj këto qëndrime dhe deklaroj me përgjegjësi të plotë se shkak më madh i të gjitha këtyre është Rama. PD do të aplikojë zero tolerancë ndaj krimit të organizuar. PD do të jetë, do të zbatojë ligjin jo vetëm ndaj bandave në strofullat ku jetojnë, por dhe ndaj bosëve të tyre.”, tha Berisha.

“Tonelata kokaine zbarkuan në Shqipëri”, akuza e fortë e Berishës: Të gjitha autoritetet në Portin e Durrësit të përfshira në trafik

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook