Reali dhe Atletiko e Madridit duket se rivalitetin që kanë në fushë me njëra-tjetrën e kanë kaluar edhe në merkato, me talentin spanjoll Iker Bravo që është vendosur në shënjestrën e dy klubeve.
Sipas raportimeve nga “Marca” 17-vjeçari që aktivizohet te Bajern Leverkusen është kontaktuar në javët e shkuara nga ana e dy klubeve, por më këmbëngulëse duket të jetë skuadra e Simeones që i ka ofruar minutazh më të shtuar në repartin e avancuar.
Reali vazhdon gjithashtu të ndjekë më interes situatën e sulmuesit të talentuar për të parë më pas se cila nga dy skuadrat e Madridit do ta fitojë këtë “derbi” në merkato.
Arena e Lajmit