“Hemorragjia e vërtetë, largimi i të rinjve të arsimuar”, Bushati: Nëse ka nga ata që na dëgjon sot e largohen nesër, i kërkoj dy herë falje. Rasti më klithës i eksodit…

Capture

Përfaqësuesi i Partisë Socialiste Ervin Bushati, ka deklaruar se në mënyrë që të ndihmohet situata e krijuar sot me shqiptarët, duhet që të dilet nga debati politik dhe fajësimi i kundërshtarit.

I ftuar në “Open”, Bushati tha se frutet e shpenzimeve të prindërve që kanë shkolluar fëmijët në vend dhe tani po punojnë jashtë, i marrin Franca e Gjermania.

“Rasti më klithës duke ikur me gomone po kemi edhe shqiptarë që frutet e punës sonë me djem e vajza të shkolluar o vjel Gjermania e Franca. Kjo është hemorragjia e vërtetë.

Sot duhet hapur një debat konstruktiv, që mos vihen gishti politikisht. Debatin nuk e ndihmon që kjo po ndodh në kohën e tyre.
Kur futen në transhenë politike pamë se çfarë tha ministrja.

Ne mund të mirëkuptojmë që në një debat politik kur ministrja ishte duke humbur vendin e punës e na përdori keq, por hedh kripë mbi plagën tonë. Që të kurojmë këtë plagë duhet të dalim nga debate të tilla me politikë brenda.

Nëse ka nga ata që na dëgjon sot e vendos të largohet nesër, i kërkoj dy herë falje”, tha ai.

Arena e Lajmit

“Hemorragjia e vërtetë, largimi i të rinjve të arsimuar”, Bushati: Nëse ka nga ata që na dëgjon sot e largohen nesër, i kërkoj dy herë falje. Rasti më klithës i eksodit…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook