Marrëdhënia e ngushtë e kryeministrit Rama me presidentin turk Erdogan, ka nxitur shpesh ironi dhe deklarata të forta nga opozita.
Kësaj radhe ka qenë kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i cili duke komentuar marrëdhëniet Shqipëri- Turqi, dhe Rama-Erdogan, ka bërë një deklaratë të fortë mbi ish-Ministrin e Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati.
Në një intervistë për Vizion Plus, Berisha tha se shkak për shkarkimin e Bushatit, është bërë një kërkesë e ardhur nga Ankaraja.
“Po pse iku Dimtiri? Kush e shkarkoi? Sepse kërkuan ata”, tha Berisha.
Arena e Lajmit