Totenhemi i Antonio Kontes duket se nuk planifikon të ndalet në merkato, ku goditja e radhës pritet të jetë anësori i Udinezes, Destini Udoxhi.
Sipas raportimeve nga “Football London”, dy klubet kanë arritur një akord për kartonin e futbollistit që do ti kushtojë londinezëve 22 milionë paund plus bonueset e përfshira.
Udoxhi ndiqej prej kohësh dhe nga Interi me zikaltërit që shikojnë kështu ti largohet një tjetër objektiv i merkatos, i cili pritet të vendoset së shpejti nën urdhrat e Antonio Kontes.
Arena e Lajmit