VIDEO/ Hakerat iranianë publikuan pamje nga vëzhgimet e SHISH, Gledis Nano në operacionin për zbulimin e një spiuni, nga ambasada kineze doli drejtori i Protokollit të Policisë së Shtetit që…

Capture

Hakerat iranianë kanë publikuar ditën e djeshme video të cilat pretendojnë se janë marrë nga vëzhgimet dhe operacionet e Shërbimit informativ Kombëtar.

Në rrjetin social Telegram, ata kanë publikuar video që duket se janë filmuar në mars të vitit të kaluar me kamera trupore.

Në videon e publikuar nga hakerat, duket ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë Gledis Nano (në atë kohë ishte drejtor i AntiTerrorit), gjatë një operacioni për zbulimin e një spiuni që punonte në ambasadën kineze. Nano bashkë me një tjetër që e shoqëronte shkon para dy personave. “Përshëndetje jemi njësia hetimore e Policisë së Shtetit. Unë jam drejtori”, i thotë Nano dy personave.

Ndërsa një nga dy personat i thotë “jam drejtori i protokollit në polici të shtetit”. Më pas Nano pyet edhe personin tjetër se kush është dhe ky i flet Nanos në anglisht dhe i kërkon që ta pyesë anglisht.

Gazetari Igli Çelmeta u shpreh se nga video kuptohet që drejtori i protokollit i policisë së shtetit del nga ambasada kineze bashkë me atashehun kulturor të ambasadës, kur me ligj e ka të ndaluar hyrjen me dokumentin në xhep në çdo përfaqësi të huaj. Duke parë videon del që ky fakt u zbulua nga Nano, kur ishte shef i AntiTerrorit.

Kjo nuk është hera e parë që hakerat publikojnë të dhëna mbi SHISH, vetëm pak ditë më parë ato publikuan emrat e rreth 600 punonjësve të SHISH, përfshirë e-mailet zyrtare të tyre dhe numrat e disa prej punonjësve.

Arena e Lajmit

VIDEO/ Hakerat iranianë publikuan pamje nga vëzhgimet e SHISH, Gledis Nano në operacionin për zbulimin e një spiuni, nga ambasada kineze doli drejtori i Protokollit të Policisë së Shtetit që…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook