Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, shtyhet sërish seanca për Arbër Paplekaj

Paplekaj

Është shtyrë sërish seanca për Arbër Paplekaj, i cili akuzohet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit.

Mësohet se seanca është shtyrë për në muajin shkurt. Ndërsa këtë të premte para trupit gjykues dëshmuan katër persona.

Gjithashtu “BalkanWeb” mëson se në seancën e sotme kanë dëshmuar anëtarët e ish Strukturës së Njësisë së Mbrojtjes së Votës në PD.

I pari ka dëshmuar Arjan Hoxha, ish përgjegjës i sigurisë për shtabin elektoral të subjektit politik Partia Demokratike për qarkun Elbasan.

Në vijim kanë dëshmuar Erjon Demushi, Pavlo Vuksani dhe në këto momente është duke dëshmuar Nuredin Kasmi.

Të 4 dëshmitarët i kanë qëndruar dëshmive të dhëna rreth ngjarjes, por interesit të palëve në proces i janë përgjigjur shkurt dhe të prerë se “ nuk dinë gjë” dhe “nuk mbajnë mend asgjë”.

Në listë janë në cilësinë e dëshmitarëve okularë plot 59 persona, përfshirë dhe punonjësit e policisë së shqiponjave dhe dy ish zv drejtorët e Policisë.

Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, shtyhet sërish seanca për Arbër Paplekaj

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook