EKSKLUZIVE/ Lëkundet stoli i Mehmetit te Partizani, ja çështjet që kërkojnë zgjidhje nga klubi

Pas një sezoni plot vështirësi, ku më në fund u arrit objektivi minimal i kualifikimit në Kupat e Europës, Partizani nuk gjen qetësi dhe po kalon një verë plot zhvillime. Së fundmi humbja ndaj Bylisit ishte shumë e dhimbshme dhe nga ajo që “Panorama Sport” ka arritur të mësojë, drejtuesit e klubit kanë organizuar ditën e djeshme një mbledhje, ku janë diskutuar një sërë problemesh, që po e pengojnë skuadrën të përparojë dhe të tregojë se është një pretendente për titullin kampion.

MEHMETI 1

Megjithëse një miqësore, humbja e dhimbshme ndaj Bylisit, ishte problemi i fundit i shfaqur në klubin e kuq. Gjithçka nisi me largimin e papritur në Europë, pasi skuadra e kishte fituar ndeshjen e parë ndaj Saburtalos dhe kishte shumë optimizëm për të kaluar më tej.

Më pas, dy titullarë si Hoxha dhe Belica patën disa “gërricje” me klubin, ku shkak ishte fakti që ata nuk konsideroheshin më titullarë të padiskutueshëm. Nëse portieri arriti të gjejë një rrugë të mesme dhe të jetë pranë rinovimit, me Belicën po ndodh ndryshe dhe largimi është thuajse i pashmangshëm.

Gjithashtu, janë disa pozicione që klubi po kërkon t’i përforcojë, por tregu duket shumë i varfër dhe asnjë lojtar i nivelit që drejtuesit e kërkojnë nuk ka pranuar të firmosë. Më pas erdhi humbja me Bylisin, që megjithëse një miqësore, tregoi shumë mangësi të skuadrës.

Mbrojtja futi “ujë” dhe sulmi ishte “i fjetur”. Loja ishte tërësisht jashtë pritshmërive. Të gjithë telashet e mësipërme kanë krijuar mjaft tension dhe mësohet se pasditen e djeshme drejtuesit e klubit janë ulur së bashku për të kërkuar zgjidhje.

Një nga çështjet e diskutimit ka qenë edhe pozicioni i trajnerit Mehmeti. Gjithsesi, nga ajo që filtron, drejtuesit nuk kanë marrë një vendim final dhe kanë kërkuar ta zgjidhin me qetësi këtë situatë.

Natyrisht, ndërrimi i trajnerit para nisjes së sezonit do të përbënte një rrezik të madh në ecurinë në vazhdim për ekipin, që ka gjithë verës që punon me idetë e Mehmetit.

DENIS LALA – Arena e Lajmit


EKSKLUZIVE/ Lëkundet stoli i Mehmetit te Partizani, ja çështjet që kërkojnë zgjidhje nga klubi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook