EKSKLUZIVE/ Sirena luzitane për Carën, interes edhe për Skukën. Një prej dy “xhevahirëve” të Partizanit do të largohet

Partizani ka në skuadër lojtarë të spikatur, që natyrshëm janë në qendër të vëmendjes. Vitin e shkuar dy zbulimet më të mëdha të të kuqve ishin padyshim Xhuliano Skuka dhe Tedi Cara. Të paktën njëri prej tyre mund të largohet në këtë verë. Në adresë të klubit ka pasur disa oferta, teksa më e fundit është për kavajasin. Një klub nga Portugalia, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ka shfaqur interes dhe ka kërkuar të dijë rreth situatës së sulmuesit.

TEDI CARA

Nga ajo që “Panorama Sport” ka arritur të mësojë, bisedimet janë konkrete dhe Partizani gjithashtu ka në plan të shesë në këtë verë për të rregulluar bilancet pas eliminimit të shpejtë në Kupat e Europës.

Vetë Cara ia ka bërë të qartë klubit se është i hapur për ofertat që mund të vijnë nga jashtë dhe Portugalia do të ishte një destinacion mjaft interesant për të.

Në rast se vjen oferta e duhur, që do të ishte diku te 300 mijë euro, Carën mund të mos e shohim të veshur me fanellën e kuqe në sezonin e ardhshëm.

Para Europës për sulmuesin ka pasur interes edhe nga vende të tjera, por klubi refuzoi për shkak se pretendonin të shkonin sa më larg në Europë dhe 22-vjeçari ishte një nga lojtarët kryesorë të sulmit.

Në ditët në vijim pritet të kemi më shumë zhvillime rreth së ardhmes së Carës, që duket se vjet luajti sezonin e fundit me “demat”.

SKUKA – Dibrani është një tjetër xhevahir i Partizanit. Ashtu si Cara, edhe për të ka pasur disa oferta, por largimi i tij duket shumë më i vështirë.

XHULIANO SKUKA

Partizani po vuan për të gjetur një qendërsulmues të nivelit të lartë dhe largimi i 24-vjeçarit do të ishte shumë i dhimbshëm për të ardhmen e skuadrës. Gjithsesi, surprizat janë gjithmonë pjesë e merkatos dhe deri në fund mund të ndodhë gjithçka.

MERKATO – Largimi i një mes Carës dhe Skukës do të detyronte Partizanin të ndërhynte në mënyrë emergjente në merkato. Sulmi është një repart shumë i reduktuar për sa u përket alternativave dhe do të kërkohet me patjetër minimalisht një afrim.

Sindrit Guri është përfolur shumë në javët e fundit, por shanset që të vijë te Partizani janë pak mbi zero. Shefit Shefiti, një lojtar i ngjashëm me karakteristikat e Carës, e ka lënë në pritje Partizanin, pasi pret një ekip kroat.

DENIS LALA – PANORAMASPORT.Al


EKSKLUZIVE/ Sirena luzitane për Carën, interes edhe për Skukën. Një prej dy “xhevahirëve” të Partizanit do të largohet

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook