“Jemi në sulmin më të egër të një armiku kombëtar”, aktori Neritan Liçaj thirrje për daljen në protestë më 12 nëntor: Nëse shqiptari bindet, atëherë bëhet një përbindësh

889898

Aktori i njohur, Neritan Liçaj, ka folur sot për arsyet se përse qytetarët shqiptarë duhet të dalin në protestën e 12 nëntorit. Gjatë takimit të zhvilluar këtë pasdite të PD me frontin e shpëtimit kombëtar, aktori tha se “jemi në sulmin më të egër të një armiku kombëtar”, dhe se nuk duhet lejuar që kjo situatë të vazhdojë.

“Ka 1 milion arsye se përse duhet të protestojmë, duke nisur që nga shpopullimi, shkatërrimi  i artit, shëndetësisë, bujqësisë, ekonomisë, gjithçka… jemi në sulmin më të egër të një armiku vërtetë kombëtar. Për mendimin tim është George Soros dhe gjithë këto politikat liberale”, tha ai.

Ai tha se për të dalë nga kjo gjendje, duhen krijuar platforma afatgjata.

“Nuk është ky problemi, është se çfarë duhet të bëjmë ne. Nëse kemi një axhendë shkatërruese që këta, partia serbe alias socialiste, që në ’45 kur pushtuan Shqipërinë, e kanë çuar vendin tonë në shkatërrim dhe shqiptarët janë detyruar tani të bëjmë pakt me skamjen dhe varfërinë.

Mund të zgjidhet vetëm duke bërë një gjë, çfarë do ngremë përballë këtij regjimi mjerimi 80-vjeçar.

Duke krijuar platforma të mirëfillta dhe afatgjata për ku do të shkojmë, atëherë këta shqiptar do çlirojnë gjithë energjitë që kanë. Këtë më mirë se opozita nuk e bën kush. Intelektualë shqiptarë ka brenda dhe jashtë vendit, të ndërtojmë platforma, duke filluar që nga sovraniteti, jo izolim, bunkerizim, sovranizim është komplet tjetër gjë. Më pas çfarë do bëjmë me artin, ekonominë, që dera për të ardhur në Shqipërinë të mos kalojë nga Beogradi. Nëse shqiptari bindet, atëherë bëhet një përbindësh, në kuptimin e mirë të fjalës. Këtu i janë bllokuar shpresat dhe rrugët dhe nuk kanë më motiv”, u shpreh ai.

“Jemi në sulmin më të egër të një armiku kombëtar”, aktori Neritan Liçaj thirrje për daljen në protestë më 12 nëntor: Nëse shqiptari bindet, atëherë bëhet një përbindësh

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook