“Populli i gomoneve,kemi pushtuar lajmet e botës si në ’90-ën”, Berisha për rritjen e çmimeve: Bordet komuniste vetëm në Shqipëri, kryeministri i lavdëron

Dfgjhfghjghfj

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në një takim me Frontin për Shpëtimin Kombëtar ka deklaruar në lidhje me emigrimin e të rinjve që ka marrë vëmendje të madhe nga mediat britanike dhe qeveria e tyre, ndërsa ka thënë se vendi njësoj si në vitet ’90 ka pushtuar lajmet e btoës si populli i gomoneve.

Sakaq, ai foli edhe për rritjen e çmimeve dhe krizën ekonomike teksa tha se bordet komuniste ekzistojnë vetëm në Shqipëri, ndërsa sipas tij kryeministri Rama i lavdëron për mbajtjen e çmimeve në qiell.

“Jemi në një moment kur njësoj si në ‘90-ën kemi pushtuar lajmet si populli i gomoneve dhe zhvillohet një dramë shekspiriane në kanalin e La Manshit ku mijëra shqiptarë largohen për shkak të qëndrimeve, politikave jo humane e antishqiptare të Edi Ramës dhe qeverisë së tij. Ky shpopullim i shpejtë marramendës i vendit tejkalon ritmet e shpopullimeve nga luftërat civile apo katastrofa të tjera natyrore. Nga 2014 deri në 2021 vetëm në BE u larguan nga vendi 744 mijë qytetarë sipas Eurostati. Kjo fugë e madhe, ky largim i madh nga vendi është rezultante e vjedhjes së shqiptarëve nga një qeveri që bën gjithçka me të gjitha vendimet dhe ligjet që ndjek, pasurohet vetë dhe vjedh qytetarët. Mediat britanike në unison kanë bërë fjalë për largimin e shqiptarëve nga varfëria, por nëse shohim përtej saj gjejmë vjedhjen e fondeve publike të shqiptarëve si askund tjetër dhe është kjo pikërisht që nuk lejon rrogat dhe pensionet e tyre të rriten, përkundrazi ato për shkak të inflacionit ulen.

Shqiptarët varfërohen në mënyrë të tmerrshme nga çmimet, askund nuk ka borde komuniste si në Shqipëri të cilat kryeministri i lavdëron dhe mban çmimet në qiell. Ushqimet bazë në vend janë 7 herë më të larta se në BE, kur rroga është 6 herë më e ulët, nafta në nivelet më të larta, krahas këtyre Edi Rama ka shndërruar pasuritë publike në mallkim për vendin, energji përdoret si një shpatë Demokleu, si ajo përdoret si kamxhik për shqiptarët në një kohë kur rezervat ujore kanë siguruar 100% të konsumit të energjisë. Shqiptarët janë viktimë e bixhozit që luhet me energjinë, energjinë që prodhohet ua shesin agjentëve të tyre me çmim më të ulët se bursa dhe kjo rieksportohet. Kjo është e faktuar, njerëzit nuk e ndjejnë por vjedhjet me energjinë janë të paimagjinueshme”, u shpreh Berisha.

Arena e Lajmit

“Populli i gomoneve,kemi pushtuar lajmet e botës si në ’90-ën”, Berisha për rritjen e çmimeve: Bordet komuniste vetëm në Shqipëri, kryeministri i lavdëron

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook