Sherr jashtë lokalit, shqiptarit i ‘erren’ sytë, qëllon me armë në drejtim të ish-gruas në Itali

Shqiptari

Një 38-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi tentoi që të vriste ish-bashkëshorten e tij. Ngjarja ndodhi dy netë më parë në Romë.

Gjithçka ndodhi jashtë një lokali. Pas një debati, shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, qëlloi me armë zjarri, ndërsa plumbi dëmtoi xhamin e një lokali që fatmirësisht ishte i mbyllur.

Ndërkohë, fill pas ngjarjes, shqiptari bashkë me një tjetër person u arratisën nga vendngjarja. I pari që u ndalua ishte bashkëpunëtori i tij, ndërkohë që shqiptari u arrestua në banesën e tij ku ishte fshehur në një dollap.

Kujtojmë se në vitin 2021 shqiptari ishte arrestuar nga policia pasi akuzohej për keqtrajtim të gruas 40-vjeçare dhe dëmtim të makinës së ish-kunatit të tij.

Arena e Lajmit

Sherr jashtë lokalit, shqiptarit i ‘erren’ sytë, qëllon me armë në drejtim të ish-gruas në Itali

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook