Bushati: Buxheti i 2023, buxheti i harresës për Veriun. Të qeshim apo të qajmë që u anulua tenderi Milot-Balldren?! Do presim dhe 5 vite që…

Bushatiii

Deputeti i Partisë Demokratike, Helidon Bushati deklaroi se buxheti i 2023 është buxheti i harresës për Veriun.

Nga foltorja e Kuvendit, Bushati theksoi se qytetarët nga veriu nuk dinë nëse të qajnë apo të qeshin që u anulua tenderi Milot-Balldren, duke shtuar se i duhet të presin dhe 5 vite për të ndërtuar këtë rrugë.

“Buxheti i 2023, buxheti i harresës për Veriun. Pse është i harresës? Sepse për 4 qarqe, Lezhës, Dibrës, Kukësit dhe Shkodrës, nga 340 mln euro fonde për investime, shkojnë vetëm 58.9 mln euro. Nëse i heqim kostot për rrugën e Arbrit, shkon vetëm 9.1%. Ja pra për investimet kjo qeveri për 4 qarqe i vlerëson as me 10 % të fondit. Më në fund ministrja e Infrastrukturës dha në Komision një lajm; Është anuluar tenderi për aksi Milot-Balldren. Ne veriorët, s’dimë nëse duhet të qeshim që mbaroi një aferë korruptive? Apo të qajmë që të presim dhe 5 vite të tjera me atë trafik që përballemi. Ministrja tha; nuk është në prioritetet tona të persekutuarit. S’janë në prioritet ata që po vdesin dhe s’kanë marrë atë që meritojnë? S’po marrim as këstet e tyre? Kjo është e turpshme. I njëjti fond si vitet e mëparshme 8.5 mln. E turpshme. Nuk ka fjalë tjetër. Projekti Eden për qytetarët që se dinë janë 4 mln euro për një vepër arti që do e shijojnë kryeministri dhe ministrat e tij. I vetmi kryeministër në botë që bën një vepër të tillë për veten.”, -tha Bushati.

Arena e Lajmit

Bushati: Buxheti i 2023, buxheti i harresës për Veriun. Të qeshim apo të qajmë që u anulua tenderi Milot-Balldren?! Do presim dhe 5 vite që…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook