Deklaratat e Ramës për portin e Durrësit/ “Qeveria i fal taksat kompanisë”, Partia e Lirisë: Qindra miliona euro i shkojnë aferës!

Vasilii

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryeministrit Edi Rama për portin e Durrësit.

Ai tha se Rama me deklaratat e tij e thellua më tej në këtë aferë.

“Në fund të dokumentit, emri i parë është kryetari i Komitetit, Edi Rama. Kur vijnë detyrimet, thuhet e zeza mbi të bardhë; ky projekt do të përjashtohet nga taksa e ndikimit mbi infrastrukturë dhe e strehimit social.

Bëhen fjalë për qindra milionë euro që nuk do të derdhen në arkën e shtetit, por do t’i shkojnë aferës. Kjo ndodhet në fq. 5.”, tha Vasili.

Deklaratat e Ramës për portin e Durrësit/ “Qeveria i fal taksat kompanisë”, Partia e Lirisë: Qindra miliona euro i shkojnë aferës!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook