Brazili ka prezantuar ditën e sotme fanellat për Botërorin e Katarit, me 5 herë kampionët e botës që kanë zgjedhur si përfaqësues legjendën Ronaldo.
“Fenomeni” ka marrë pjesë në spotin prezantues të uniformave të reja me brazilianët që i aknë qëndruar traditës përsa i përket ngjyrave ku e verdha është përzgjedhur për fanellën e parë dhe ngjyra blu për atë të dytën.
Risi janë detajet që janë përfshirë në dizajnin e fanellave nga ana e “Nike” e cila ka dashur ti jap uniformave në “look” sa më koherent.
Arena e Lajmit