Laporta rrëfen historinë e veçantë: Meksika dhe SHBA-ja mbajtën gjallë Barcelonën

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka dhënë një intervistë për televizionin “TUDN”, ku ka rrëfyer një histori të vjetër. Ai ka pranuar se Barcelona ka qenë fare pranë shkrirjes si klub, por ekzistenca e saj është siguruar falë parave të ardhura nga Meksika dhe SHBA-ja.

laporta

Numri një i klubit katalanas u është referuar viteve ‘30, më saktë vitit 1936 kur nisi dhe lufta civile në Spanjë dhe Barcelona ishte një nga klubet më të prekura.

“Ne u jemi borxhli Meksikës, si dhe Shteteve të Bashkuara, Barça ekziston sot falë faktit që ishte në turne në Meksikë e SHBA në vitin 1937 gjatë Luftës Civile dhe pati mundësinë e një turneu që filloi një vit më herët. Ishte kurioze sepse paratë që u mblodhën u futën në një llogari në Paris dhe ato para e shpëtuan Barçën që ishte në rrezik zhdukjeje”, tha Laporta.

Arena e Lajmit


Laporta rrëfen historinë e veçantë: Meksika dhe SHBA-ja mbajtën gjallë Barcelonën

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook