Milani përgatitet për startin e kampionatit, ditë vendimtare për disa nga lojtarët

Pas një dite pushim, lojtarët e Milanit nisin sot përgatitjet për ndeshjen e parë të kampionatit, e cila do të luhet të shtunën në 18:30 kundër Udinezes në “San Siro”. Për t’u verifikuar gjendja e Divok Origit, i cili kishte sfidën në fjalën si objektiv për rikthimin e tij.

MILAN

Situatë për t’u monitoruar edhe ajo e Zhirusë, i cili mungoi në miqësoret e fundjavës për shkak të një mbilodhjeje muskulore. Francezi duhet ta nisë titullar të shtunën, ashtu si edhe Mesiasi që pati një ndrydhje të lehtë në kavilje, por që nuk e penalizon për takimin me Udinezen.

Dyshimi i vetëm i Piolit është në lidhje me Tonalin, gjendja e të cilit do të verifikohet çdo ditë. Në vend të tij mund të luajnë Kruniçi që ka më tepër shanse, por edhe Jasin Adli.

Arena e Lajmit


Milani përgatitet për startin e kampionatit, ditë vendimtare për disa nga lojtarët

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook