“Në këtë buxhet, 50 mld për të mbrojtur njerëzit nga goditjes e kësaj lufte”, Rama: Nëse do rrisnim çmimin e energjisë për bizneset e vogla…

Edi Rama Parlament

Kryeministri Edi Rama iu ka kërkuar deputetëve të opozitës të falënderojnë qeverinë për faturat e energjisë që iu shkojnë në shtëpi.

Rama tha se në këtë buxhet janë 50 mld, që shkojnë vetëm për të mbrojtur njerëzit nga goditjes e kësaj lufte

“Fatura e energjisë që shkon poshtë derës, në çdo derë ku ndizen dritat dhe ajo dora e inflacionit që kap çdo dorë që shtrihet për të blerë diçka, janë pikërisht pjellat e kësaj lufte. Ne jemi këtu sot për të konfirmuar një vazhdimësi shumë të rëndësishme të një përpjekje e cila deri më sot ka bërë që asnjë familje shqiptare, përfshirë dhe familjet tuaja, të mos paguajë asnjë qindarkë më shumë energjinë, se çe paguante para se të fillonte ajo kriza për të cilën dolët dhe zbardhët dhëmbët tuaja. Ju kujtohet, thatë nuk është krizë, është fantazi, përpjekje për të spostuar vëmendjen, kur unë thashë se jemi në fillim të një krize energjetike. Ishte preludi i një lufte, pastaj erdhi lufta.

Kjo qeveri ndryshe komplet nga ajo që keni ju kaq kohë që bëni dërr-dërr si bedela, është një qeveri që i del për zot familjeve, biznesit të vogël, duke i mbrojtur me një mburojë financiare që deri në 31 dhjetor mund të shkojë 460 mln euro nga buxheti që ato faturat e energjisë të shkojnë në dyert e familjeve shqiptare dhe të mos ndiejnë asgjë nga ajo goditja e atij diktatorit në Kremlin.

Në këtë buxhet janë 50 mld, që shkojnë vetëm për të mbrojtur njerëzit nga goditjes e kësaj lufte”, deklaroi Rama.

Sipas tij, nuk është rastësi që Shqipëria ka inflacionin më të ulët në rajon. “Pikërisht se ka çmimin e energjisë të mbrojtur dhe për familjet dhe për bizneset. Nëse do rrisnim çmimin për bizneset e vogla, detyrimisht do t’ia përcillnim goditjen dhe familjeve. Sa herë merrni faturat, falënderoni qeverinë që ju mbron juve, mbron familjet tuaja, mbron prindërit tuaja, për të cilët ju jeni turp.

Jeni bedelë të një partie të shitur për rubla. Është fakt ky. Kur të çoheni dhe të thoni si është puna e rublave, ju s’dini gjë se keni shkuar si bedela nga mbrapa. Fatkeqësia e bedelit është se pavarësisht se nuk di gjë, fajin nuk e shlyen dot”, deklaroi ai.

“Në këtë buxhet, 50 mld për të mbrojtur njerëzit nga goditjes e kësaj lufte”, Rama: Nëse do rrisnim çmimin e energjisë për bizneset e vogla…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook