Porti i Durrësit/ ‘1 mln metra katrorë do të falen’, Alibeaj: Nëse ka garë pse s’e thoni hapur, Shals! Ai që foli u nervozua sepse një kolegut tuaj iu hodhën sërish prangat

Alibeja 1

Projektligji për Portin e Durrësit ka përplasur këtë të mërkurë në Kuvend, mazhorancën dhe opozitën.

Enkelejd Alibeaj gjatë fjalës së tij i është kundërpërgjigjur deputetit Eduard Shalsi duke theksuar se për Portin e Durrësit nuk ka transparencë dhe se qeveria duhet t’i japë llogari qytetarëve për 1 mln metra katror që po jepen.

Gjithashtu Alibeaj i kërkoi kryetares së Kuvendit, Lindita Nikollës të marrë masa kundër fyerjeve, përkatësisht për kryeministrin Edi Rama.

“Nëse juve ju digjet xhani për investitorët e huaj dhe ekonominë e këtij vendi, do duhet të bënit në mënyrë të përulur, t’ja bëjë me dije publikut shqiptar. Sepse investime të tilla nëse ka garë Shals, përse nuk thoni në mënyrë të hapur. Nuk keni fare për tu trembur në këtë pjesë, por është mënyra më e mirë, çdo gjë fshehur në mjegull, me një shumë kaq të madhe Janë 1 mln metra katrorë që po i jepen dikujt, a duhet ta dimë ne çfarë fiton Shqipëria? Këtë gjë duam të dimë. Nuk kam fare interes se si do shkojë historia e opozitës. Në këtë mes ka histori të gjobvënies, histori të fshehta, e kuptoj arrog”ancën tuaj për të bërë amnisti fiskale.  Nga cilat burime të fshehta do vijnë. Duhet të ulërasim, e kuptoj nervozizmin e atij që foli e iku. Në gjykatën e Apelit një kolegut tuaj iu hodhën sërish pranga, e kuptoj nervozizmin. Që të mos ndodhi gjëra të tilla bëni transparencë”, tha Alibeaj.

Arena e Lajmit

Porti i Durrësit/ ‘1 mln metra katrorë do të falen’, Alibeaj: Nëse ka garë pse s’e thoni hapur, Shals! Ai që foli u nervozua sepse një kolegut tuaj iu hodhën sërish prangat

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook