Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një reagim në Facebook, shprehet se sfida e të rinjve sot është po aq e rëndësishme sa sfida e bashkëmoshatarëve të tyre 33 vjet më parë.
Statusi:
Rënia e Murit të Berlinit 33 vjet më parë, një ditë e jashtëzakonshme gëzimi për popullin gjerman, por njëkohësisht një ditë shprese për popujt e Europës Lindore që prisnin me padurim shkëputjen nga regjimet e kalbura komuniste.
Rënia e Murit të Berlinit, moment i jashtëzakonshëm që inspiroi rininë shqiptare në vitet ’90.
Sfida e të rinjve shqiptarë sot është po aq e rëndësishme sa sfida e bashkëmoshatarëve të tyre 33 vjet më parë.
Shkallmimi i mureve të korrupsionit, varfërisë, arrogancës, propagandës dhe mungesës së shpresës, mision historik për rininë shqiptare për t’i hapur rrugë zhvillimit dhe të ardhmes që qytetarët meritojnë.
Kur erërat e ndryshimit fryjnë, asgjë nuk është e pamundur!