Zbardhet debati që nuk u dëgjua në TV mes Sulës e Ramës. Deputeti demokrat i kujtoi “shokun që iu rikthye në burg”. Kryeministri: Mos bërtit ti gjel Peqini

Dashnor Sula

Kryeministri Edi Rama është përplasur ashpër sot në Kuvend me deputetët e opozitës teksa diskutohej futja në procedurë votimi e marrëveshjes për projektligjin për Portin e Durrësit.

Pas akuzave të deputetëve demokratëve, Rama ka marrë fjalën duke iu drejtuar atyre si “ca të mbaruar që nuk keni as fe, as atdhe”.

Balkanweb ka zbardhur debatin e kryeministrit me deputetin Dashnor Sula, i cili i ka kujtuar Ramës faktin që ish deputeti i tij Alqi Bllako është rikthyer sot sërish në burg.

Kaq ka mjaftuar që Rama ti thotë Sulës “mos bërtit ti gjel Peqini”.

Edi Rama: Ju jeni ca të mbaruar që nuk keni as fe, as atdhe, as din e as iman sepse çoheni këtu që në pikë të sabahut dhe merrni nëpër gojë e akuzoni për Pazar e akuzoni për aferë një personalitet dhe një kompani nga më të mëdhatë e botës.

Dashnor Sula: Pse qenke me nerva sot, apo se të kanë rikthyer shokun në burg?

Edi Rama: Ja këta jeni ju.

Dashnor Sula: Si s’të vjen turp që përdor këtë fjalor?

Edi Rama: Mos bërtit ti gjel deti i Peqinit sepse ju po të kishit ju fytyrë,

Dashnor Sula: Turp të të vijë, turp që përdor këtë fjalor në Parlament.

Edi Rama: Po të kishit ju din e iman dhe po të kishit fe e atdhe dhe nuk i bënit Shqipërisë ato që i keni bërë.

Dashnor Sula: Çfarë i kemi bërë ne Shqipërisë mo? Ti i ke bërë Shqipërisë atë që nuk ia ka bërë njeri, e ke vjedhur dhe e ke plaçkitur.

Edi Rama: Ju jeni paguar me para ruse për të rrëzuar qeverinë e vendit tuaj. Ju jeni ca bedelë që nuk keni as sy për të parë dhe as veshë për të dëgjuar.

Dashnor Sula: Si nuk të vjen turp për këtë fjalor, je në Parlament këtu.

Edi Rama: Ju mirë që nuk keni ditur gjë se ç’keni bërë, por sot e gjithë ditën nuk dini për çfarë flisni.

Zbardhet debati që nuk u dëgjua në TV mes Sulës e Ramës. Deputeti demokrat i kujtoi “shokun që iu rikthye në burg”. Kryeministri: Mos bërtit ti gjel Peqini

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook