Ashtu siç paralajmëroi “Panorama Sport”, Dritan Mehmeti nuk do të jetë më trajneri i Partizanit.
Lajmin e konfirmoi dhe vetë klubi i “Demave” me anë të një komunikate në rrjetet sociale ku e falënderon 42-vjeçarin dhe i urton suksese në të ardhmen.
Tashmë drejtuesit kanë nisur punën për të gjetur një zëvendësues për të startuar sezonin e ri.
KOMUNIKATA E PLOTË E KLUBIT:
FK Partizani njofton përfundimin e bashkëpunimit me trainerin Dritan Mehmeti. Në prag të startit të kampionatit, drejtuesit dhe traineri Mehmeti kanë zhvilluar një takim, në përfundim të të cilit palët kanë vendosur të ndahen miqësisht dhe të ndërpresin bashkëpunimin mes tyre.
Partizani falënderon Dritan Mehmetin për punën dhe kontributin e dhënë përgjatë gjithë periudhës si pjesë e klubit dhe së fundmi në drejtimin e ekipit të parë, duke i uruar njëkohësisht shumë suksese në të ardhmen.
View this post on Instagram
LEXO EDHE: EKSKLUZIVE/ Tërmet te “demat”, Partizani shkarkon trajnerin Mehmeti
Arena e Lajmit