Ish-sulmuesi i Partizanit, Realdo Fili ka kompletuar transferimin te skuadra ukrainase Çernomorets Odesa.
26-vjeçari u aktivizua në sezonin e fundit se skuadra rumune e Botosanit nga e cila u largua në përfundim të sezonit.
Fili është kështu gati të startojë një aventurë të re në Ukrainë ku ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me Odesën.
Vlen të theksohet fakti se në të kaluarën te skuadra ukrainase e Çernomorets Odesa janë aktivizuar edhe Elis Bakaj dhe Kristi Vangjeli, të cilët arritën të linin gjurmë te ky klub.
Arena e Lajmit