“Ai jeton si Sulltan!”, Berisha: Po turpëroni vendin. Nëse do vazhdoni kështu protesta tjetër do të jetë përpara Parlamentit

Sali Berisha7

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, në fjalën e tij në Kuvend ndërsa po diskutohet në lidhje me buxhetin e vitit të ardhshëm, u shpreh se kryeministri Rama jeton se sultan.

Ai shtoi se nëse vijohet me të njejtën mënyrë, protesta e radhës do të organizohet para Parlamentit.

“Së fundmi kanë bërë një akt të turpshëm që nuk e ka bërë kurrë asnjë shtet. I kanë premtuar Italisë me shkrim se do të votojnë për ekspozitën botërore në vitin 2030. Shkon dhe i merr ryshfetin tjetrit dhe i tërheq mbështetjen. Çfarë fytyre keni ju si qeveri. Mund të veprohet në këtë mënyrë?

E kam burim të sigurt. Ia keni dhënë me shkresë me shkrim. Një vendi në të cilin shqiptarët janë vetëm biznesmenë nja 50 mijë. Kënaqeni me ryshfetin në xhep. Ju e turpëroni këtë vend. E keni bërë Shqipërinë një vend të pavlerë.

Të gjitha këto së bashku. Kurse për vete jetoni në luksin më të madh. Jeton ai si sulltan. Çfarë kohe ku ka kohë këtu. Nëse do vazhdoni kështu protesta tjetër do të jetë përpara parlamentit. Edhe për të parë superboël në Florida. Ia mbath ai nuk rri këtu. Ikën se i numërohen vjedhjet. Të dilni”, u shpreh Berisha.

 

“Ai jeton si Sulltan!”, Berisha: Po turpëroni vendin. Nëse do vazhdoni kështu protesta tjetër do të jetë përpara Parlamentit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook