Aksident në Lezhë, përplasen tre automjete, një person i plagosur rëndë

Aksidenti Lezhe 2

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Lezhës. Gazetari Elidon Ndreka raportoi për “BalkanWeb” se aksidenti ka ndodhur në lagjen “Gurra”, ku janë përfshirë 3 automjete që drejtoheshin nga shtetasit Valentin Doda, Sebastian Pervathi dhe Bardhok Marku.

Nga informacionet paraprake mësohet se ka mbetur i plagosur rëndë Bardhok Marku dhe është dërguar në spitalin e Lezhës.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.

Informacion paraprak
Në lagjen “Gurra” në qytet Lezhë, janë përplasur 3 automjete.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i njërit prej automjeteve shtetasi B. M. i cili ndodhet në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Aksident në Lezhë, përplasen tre automjete, një person i plagosur rëndë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook