“Buxheti i ri do i japë 10 mln dollarë inceneratorit të Tiranë “, Kryemadhi për Ramën: Këtij i ka ngelur leku në tru

Monika Kryemadhi5

Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi gjatë fjalës së saj në parlament ditën e sotme ka folur mbi çështjen e inceneratorëve, teksa tha se inceneratori i Tiranës do të marrë pas miratimit të buxhetit të ri shifrën prej 10 milionë dollarësh.

Ajo shtoi se kryeministrit Rama i ka ngelur në tru leku dhe mendon si t’i vjedhë shqiptarëve prona pasi sipas saj ka vjedhur më parë ikona, emra dhe identitete, ndërsa shtoi se është normale që ai ka një problem me këtë çështje.

“Këtij i ka ngel në tru leku se çdo ditë mendon si ti vjedhë shqiptarëve prona, ka vjedhur ikona, emra, identitete, ndaj edhe këtë histori e ngrenë dhe jam dakord kur sot mbreti tha që Prokuroria bën pazare. Se sa herë Ramës i ngushtohet litari me inceneratorin thotë bën pazare. Kthyen Bllakon në burg sot se kanë hall të shpëtojnë Veliajn.

Në 24 kompani për evazion fiskal që kam paditur janë 189 milionë dollarë evazion fiskal, a i keni referuar në prokurori 3 inceneratorët në prokurori, se paskeni referuar zonjat që kanë vdekur dhe të paralizuarit, po ju si drejtori tatimesh i keni referuar apo ju ka ardhur mesazhi me WhatsApp. Rama normal që do flasë dhe do përmendë plakat e pleqtë, këto kompani janë kompanitë që kanë ndërtuar 3 incenratorët në Shqipëri. Normal që Edi Ramës i dhemb dhe normal që ka problem me këtë çështjes sepse në buxhetin që do kaloni i jepni inceneratorit të Tiranës 10 milionë dollarë, mund të bëni pafundësisht për pensionistët, shkollat por edhe uljen e çmimeve me 10 milionë dollarë. Do e vazhdojmë çmontimin e skemës së inceneratorëve, Rama dhe avokati i tij Veliaj do përgjigjen për këtë, inceneratori i Tiranës ka pagesa deri në vitin 2027 dhe është një vepër penale për të cilën qytetarët po paguajnë çdo ditë”, tha ajo.

Arena e Lajmit

 

 

 

 

“Buxheti i ri do i japë 10 mln dollarë inceneratorit të Tiranë “, Kryemadhi për Ramën: Këtij i ka ngelur leku në tru

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook