“Dubai City me vlerë 6 mld euro”, Berisha: Po sjellin në Parlament me procedurë urgjente, ligjin e privatizimit e portit të Durrësit

Berisha

Berisha po mban sot një takim me banorët e degës 4 në kryeqytet.

Në fjalë e tij Berisha tha se mazhoranca po përpiqet të fusë në Parlament me procedurë të përshpejtuar, ligjin për privatizimin e portit të Durrësit.

“Skandalet e vjedhjet e qeverisë nuk kanë të ndalur. Me procedurë urgjente po sjellin në Parlament ligjin e privatizimit për veten e tij dhe Vuçiç të portit të Durrësit.

Porti i Durrësit ka një  territor 1.2 mln metër 2. Pori i Durrësit përbën si tuall ndërtimi, 3 mld euro.

Porti i Durrësit i zhvilluar në ndërtime siç pretendon ai Dubai Dity, të paktën 3 mld të tjera. Por kush janë këta që marrin portin? U bëj thirrje durrsakëve të pyesin kush e merr këtë pasuri përrallore të shqiptarëve.

një kompani të pamje të parë Emiratesh, por në thelb, Rama Vuçiç e Karriç, kompani që aksionet i ka me Lukashenkon. Në vend që pasurinë ta gëzojnë shqiptarët, shndërrohet në pasuri private të klanit Rama, Vuçiç, Karriç dhe Lukashenkos.

Ai mund të thotë këto nuk janë të vërteta.

Ç’po ndodh me qytetarin, pasuritë publike po kthehen në mallkim për qytetarët”, tha ai.

Arena e Lajmit

“Dubai City me vlerë 6 mld euro”, Berisha: Po sjellin në Parlament me procedurë urgjente, ligjin e privatizimit e portit të Durrësit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook