Ekskluzive/ Rrezikon të paralizohet, 41-vjeçari qëllohet 27 herë me thikë në mes të ditës në një lokal Bllok, ngjarja fshihet nga policia. “News24” nxjerr videon

Plagosja Ne Tirane 4

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur 3 ditë më parë në një nga lokalet e Bllokut, ku një 41-vjeçar është masakruar me thikë duke u qëlluar 27 herë nga dy persona të paidentifikuar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 të drekës të së shtunës, ku 41-vjeçari Eder Dorzi është qëlluar disa herë me thikë dhe dyshohet se është qëlluar rreth 27 herë me thikë brenda lokalit ku ndodhej.

41-vjeçari ndodhet në spitalin e Traumës në gjendje kritike dhe sipas familjarëve ka 27 plagë në trup të shkaktuara nga goditjet me thikë dhe rrezikon që të paralizohet, pasi nuk i lëviz dot këmbët dhe duart.

Familjarët kanë bërë kallëzim në komisariatin 2 të policisë, janë dhënë deklaratat në polici, por edhe pse ka tre ditë nga ngjarja policia e Tiranës nuk ka dhënë asnjë njoftim për ngjarjen, për rrethanat dhe shkaqet e saj.

Sipas të plagosurit dy persona i janë afruar në tavolinë si miq dhe më pas e kanë qëlluar me thikë.

Ende nuk dihen shkaqet e konfliktit dhe 41-vjeçari deklaron se nuk ka konflikt me njeri.

Arena e Lajmit

Ekskluzive/ Rrezikon të paralizohet, 41-vjeçari qëllohet 27 herë me thikë në mes të ditës në një lokal Bllok, ngjarja fshihet nga policia. “News24” nxjerr videon

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook