EKSKLUZIVE/ Tre italianë dhe një kroat, ja kandidatët që priten të zëvendësojnë Mehmetin në stolin e Partizanit

Pas shkarkimit të Dritan Mehmetit, e gjithë vë mendja e opinionit sportiv dhe tifozëve të Partizanit bie te pasuesi i tij në stol. Në skenë menjëherë hynë disa alternativa, me klubin, që po shqyrton një sërë emrash përpara se të vendosë për stolin. Siç mëson gazeta, thuajse e sigurt është se strategu i ri i Partizanit do të jetë një italian, një vend i preferuar në të shkuarën për këtë post, ku gjithashtu drejtori Elton Marini ka lidhje mjaft të forta. Të kuqtë kanë në tavolinë edhe emrin e një kroati.

partizani penalltite

XHOVANI KOLELA – Ish-trajneri i Apolonisë për 7 ndeshje para dy vitesh mund të rikthehet në Shqipëri, këtë herë me një klub me pretendime shumë të ndryshme nga fierakët.

55-vjeçari shihet si favoriti për postin e trajnerit edhe për shkak të bashkëpunimeve në të shkuarën me Marinin, drejtorin aktual të “demave”. Kolela ka një karrierë të pasur me disa klube në Serinë C si Siena, Viçenza, Renate apo Komo.

Në sezonin e fundit ai ishte pjesë e Lenjago Salus, nën drejtimin e së cilës ra në Serinë D.

kolela

SERSE KOZMI – Është padyshim emri më prestigjioz në listën e Partizanit. 64- vjeçari ka drejtuar ekipe të mëdha në Serinë A dhe B si Xhenoa, Udineze, Breshia apo Krotone, ku ishte edhe aventura e fundit.

Për rreth një vit ai është i papunë. Para finales së Ligës së Konferencës Kozmi është takuar me presidentin Demi dhe nga ajo që mësohet ai ka premtuar se do të vijë te Partizani nëse nuk gjen ekip.

Megjithatë, duke parë emrin e madh të Kozmit, duket pistë shumë e vështirë.

kozmi

SILVIO BALDINI – 63- vjeçari është gjithashtu një emër me mjaft peshë në futbollin italian, megjithëse jo në përmasat e Kozmit.

Baldini në sezonin e fundit ngjiti Palermon në Serinë B dhe më pas u largua.

Partizani e ka në listën e preferencave, por rruga për tek ai duket malore. Gjithsesi, Partizani ka treguar se di ta lëshojë dorën në situata të tilla dhe nuk përjashtohet aspak si mundësi. Madje është tërësisht në lojë.

baldini

TOMISLAV STIPIC – Është i vetmi joitalian në lojë. Kroati, i cili në të shkuarën ka drejtuar klube si Grasshoper e Slaven Belupon i është sugjeruar presidentit para disa ditësh, por ende nuk është vendosur përfundimisht nëse do të nisin bisedimet me 43-vjeçarin.

stipic

Arena e Lajmit


EKSKLUZIVE/ Tre italianë dhe një kroat, ja kandidatët që priten të zëvendësojnë Mehmetin në stolin e Partizanit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook