EMRI/ E përplasi me makinë dhe u largua nga vendngjarja, ndërron jetë rrugës për në spital 20-vjeçari në Elbasan

Capture

Një 20-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti në Elbasan.

Gazetari Fatmir Popja raporton se bëhet fjalë për shtetasin Fiori Sula, ndërsa mësohet se shoferi i automjetit, pasi ka përplasur të riun i cili ishte këmbësor, është larguar nga vendngjarja.

Njoftimi i policisë: 

Elbasan/ Informacion paraprak

Më datë 23.01.2023, rreth orës 21:25, në unazën e qytetit, një automjet ende i paidentifikuar, ka aksidentuar, këmbësorin shtetasin F. S., rreth 20 vjeç, dhe është larguar nga vendi i aksidentit.

Si pasojë shtetasi F. S., ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.

Arena e Lajmit

EMRI/ E përplasi me makinë dhe u largua nga vendngjarja, ndërron jetë rrugës për në spital 20-vjeçari në Elbasan

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook