“Greqia kërkime për hidrokarbure në zonën e kontestuar detare”, ish-komandanti i Forcave Detare zbulon lëvizjet e fundit të anijeve në detin Jon  

Deti Jon Kerkimet Mecollari (4)

Ish-zëvendës komandanti i Forcave Detare Artur Meçollari deklaron se Greqia po kryen kërkime për hidrokarbure në detin Jon në zonën e kontestuar detare të shelfit duke cenuar të drejtën ndërkombëtare dhe marrëdhëniet e mira midis dy vendeve.

Meçollari, ish-anëtar i grupit negociator për kufirin detar  shkruan në një postim në “Facebook” se më 8 nëntor një anije studimore norvegjeze ka hyrë dhe ka bërë studime në zonën e kontestuar dhe po ashtu ka hyrë dhe rimorkiatori grek “Verniscos Skafi One”.

POSTIMI I PLOTË

Greqia kërkime për hidrokarbure në Detin Jon, në zonën e kontestuar detare të shelfit kontinental midis dy shteteve

Greqia ka nisur kërkimet për hidrokarbure në Detin Jon.  Ajo ka përfshirë një anije studimore norvegjeze “Ramform Hyperion” dhe dy rimorkiator grek, “Vernicos Sifnos” dhe “Vernicos Skafi One”.

Dje, në datën 8 nëntor 2022, rreth orës 11, anija studimore norvegjeze “Ramform Hyperion”ka hyrë dhe ka bërë studime në zonën e kontestuar detare të shelfit kontinental dhe zonës ekonomike ekskluzive midis dy shteteve: Shqipërisë dhe Greqisë.  Po ashtu në atë hapësirë detare ka hyrë dhe rimorkiatori grek “Vernicos Skafi One”. Tani, në këtë moment, anija studimore norvegjeze “Ramform Hyperion” përsëri ka hyrë në zonën e kontestuar detare.

Anija studimore  norvegjeze “Ramform Hyperion” është gjendur dje në 11:00 brenda zonës detare midis pikave ekstreme të vijave delimituese të marrëveshjeve të mëparshme të firmosura midis Italisë me Shqipërisë, si  dhe Italisë me Greqisë dhe brenda zonës së kontestuar parashikuar nga Nota Verbsle e MEPJ të Shqipërisë të prill 2015.  Ky veprim i Greqisë cenon të drejtën ndërkombëtare dhe marrëdhëniet e mira midis dy shteteve. Shqipëria dhe Greqia nuk kanë marrëveshje detare për delimitimin e hapësirave detare, duke përfshirë edhe shelfin kontinental.

“Greqia kërkime për hidrokarbure në zonën e kontestuar detare”, ish-komandanti i Forcave Detare zbulon lëvizjet e fundit të anijeve në detin Jon  

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook