“I moshuari ka pësuar djegie të lehtë në duar e flokë”, zjarri në azil, flet drejtori: Në dhomën që mori flakë rrinin dy persona

Zjarr

Qendra e të moshuarve në Kavajë është përfshirë sot nga flakët dhe një person ka mbetur i lënduar.

Drejtori i shtëpisë së të moshuarve Neritan Bajaziti ka folur për “BalkanWeb”, ku ka deklaruar se një dhomë ku rrinin dy persona me aftësi të kufizuara ka marrë flakë dhe se një prej të moshuarve është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

“Na ka marrë flakë një dhomë aty ku rrinin një person me probleme mendore dhe një person më aftësi të kufizuara. Dhoma ka marrë flakë dhe janë djegur dhe batanijet.
E kemi nisur për të marrë ndihmë mjekësorë në spital, pasi ka pësuar djegie të lehtë në duar dhe flokë”, tha drejtori i shtëpisë së moshuarve.

Siç shihet nga pamjet, të moshuarit janë lënë në ambientet e jashtme të qendrës teksa zjarrfikësit shuanin flakët dhe merrnin masa për evitimin e rrezikut.

Arena e Lajmit

“I moshuari ka pësuar djegie të lehtë në duar e flokë”, zjarri në azil, flet drejtori: Në dhomën që mori flakë rrinin dy persona

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook