Pamjet e frikshme të aksidentit në Lezhë/ Makina me shpejtësi, përplaset me një tjetër që po hynte në rrugë dhe godet mjetin e ndaluar. Një grua shpëton mrekullisht (Video)

Aksidenti Ne Lezhe8

Këto janë pamjet e frikshme të aksidentit që ndodhi pasditen e sotme në Lezhë, ku mbeti i plagosur shtetasi Bardhok Marku.

Në pamjet e kamerave të një objekti pranë vendit ku ndodhi aksidenti të siguruara nga gazetari Elidon Ndreka për “BalkanWeb” shihet se si një makinë ka ndaluar anës rrugës dhe një grua po hipën në të.

Me shpejtësi shihet tek vjen mjeti, shkaktar i aksidentit, i cili fillimisht përplas një makinë që po hynte në rrugë dhe më pas godet me forcë dhe e kthen përmbys në rrugë makinën e ndaluar. Fatmirësisht gruaja, ndonëse në një rrezik tepër të madh arrin të shpëtojë me disa lëndime të lehta dhe i drejtohet menjëherë makinës së kthyer përmbys, ku edhe do të hipte.

Sipas hetimeve paraprake shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave e njërit prej mjeteve, por të tria mjetet janë të pozicionuara në shkelje të rregullave të qarkullimit.

Pamjet e frikshme të aksidentit në Lezhë/ Makina me shpejtësi, përplaset me një tjetër që po hynte në rrugë dhe godet mjetin e ndaluar. Një grua shpëton mrekullisht (Video)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook