“A ka mundësi të përjashtohen?”/ Si nisi sherri në Kuvend, momenti kur Garda rrethon Foltoren kur Paloka shkon drejt Ramës (VIDEO)

Kuvendi

Partia Socialiste do t’i kërkojë Kuvendit të përjashtojë me 10 ditë nga punimet dy deputetët e PD-së, Edi Paloka dhe Bujar Leskaj me arsyetimin se kanë  konsumuar pije alkoolike dhe bënë veprime të pahijshme dhe përdoren një fjalor banal gjatë procesit të votimit.

Por si nisi e gjitha?

Ndërkohë që do të kryhej votimi i buxhetit të vitit 2023, dhe seanca është ndërprerë për t’i lënë kohë teknikës të përgatitej, dy deputetë të Partisë Demokratike , Edi Paloka dhe Bujar Leskaj janë konfliktuar me kryeministrin ne vendit Edi Rama.

Në video shihet momenti kur Garda e republikës ka rrethuar foltoren e Kuvendit ndërsa kryeministri Rama ka komunikuar me kryetaren e Kuvendit Lindidta Nikolla. i ka kërkuar përjashtimin e dy deputetëve të PD.

Rama: A ka mundësi që këta të dy të dalin jashtë, të përjashtohen?

Nikolla: Ja një sekondë.

Arena e Lajmit

 

“A ka mundësi të përjashtohen?”/ Si nisi sherri në Kuvend, momenti kur Garda rrethon Foltoren kur Paloka shkon drejt Ramës (VIDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook