Akuzat e Ramës për financim të PL nga Rusia, flet Kryemadhi: Thërret ujku, ujku e çakalli bën kërdinë këtej. Tenton të heqë vëmendjen nga…

Kryemadhi4354

Gjatë komunikimit më gazetarët, teka solli fakte të reja për inceneratorin e Tiaranës, deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi, foli për akzuën e bërë nga kryeministri Edi Rama se kjo parti ka marrë fonde ruse.

Kryemadhi i quajti këto akuza si tentativë të Edi Ramës për të hequr vëmendjen nga problemet e vërteta që ka vendi, ndërsa e akuzoi këtë të fundit për lidhje me ish-drejtorin e FBI ndaj të cilit ka një hetim në SHBA për lidhje me financimet ruse.

“E keni kuptuar që Rama thërret ujku, ujku, e çakalli bën kërdinë këtej. PL s’ka marrë asnjëherë financime ruse e kanë qenë të qartë në linjën e tyre. Asnjë nga PL s’ka dalë në atë listën e pyetjeve të një hetimi të madh që bëhet sot në Amerike për ish drejtorin e FBI që akuzohet për lidhjen e tij me Ramën për lidhjen e ngushtë që kanë të bëjnë me financimet ruse.

SHBA kanë bërë një investigim e Rama ka bërë shumë për ta eliminuar këtë lloj investigimi e lajmi në media që të shkëpusë vëmendjen nga varfëria, largimi i të rinjve e për të shfokusuar vëmendjen e opinionit të rublat.

Rama mos mendoni se do e linte një gjë të tillë do vinte nja 10 prokurorë të tjerë kundër PL për ta hetuar këtë çështjen e rublave por nuk ka, e ka si lloj antistresi për të justifikuar problemet e veta. Sa herë i shtrëngohet litari për inceneratorin e Tiranës nxjerr ndonjë bllof mediatik që i ka dalë boja e është bërë shumë “old fashion” në këtë drejtim””, u shpreh ajo.

Akuzat e Ramës për financim të PL nga Rusia, flet Kryemadhi: Thërret ujku, ujku e çakalli bën kërdinë këtej. Tenton të heqë vëmendjen nga…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook