Një 42-vjeçar shqiptar, banues në Fornaci të Italisë, është vënë në pranga nga policia pasi dyshohet si autor i një grabitjeje të kryer mbrëmjen e 26 dhjetorit në një lokal.
Mediat italiane bëjnë me dije se shqiptari është identifikuar falë kamerave të sigurisë, edhe pse ka qenë me kapuç.
Ai ka arritur që të grabisë 6 mijë euro duke kërcënuar punonjësit e lokalit. Mësohet se 42-vjeçari ka pasur edhe precedentë të më parshëm dhe ka qenë në liri me kusht.
Arena e Lajmit