Mbyllet seanca maratonë për buxhetin, miratohet projekt-buxheti i 2023 me 76 vota pro

Votimi8

Është mbyllur seanca maratonë në Kuvendin e Shqipërisë për diskutimin mbi buxhetin e vitit 2023 dhe paketa fiskale. Projekt-buxheti është miratuar me 76 vota pro, ndërsa 41 deputetë kanë votuar kundër, ndërsa nuk ka pasur asnjë abstenim.

Projektligji për tatimin mbi vlerën e shtuar u miratua me 76 pro e 40 kundër.

Projektligji për procedurat tatimore u miratua me 76 vota pro e 40 kundër.

Prezent në sallë ishin 115 deputetë.

Projektligji për Buxhetin e vitit 2023 u miratua 76 pro e 41 kundër.

Të gjitha projektligjet u miratuan me 76 vota pro, ndërsa buxheti kishte 41 deputetë kundër.

Seanca e Kuvendit ka nisur ditën e djeshme në orën 10:00 dhe vijoji deri në orën 23:00, për të rinisur sot në orën 09:00, e duke u mbyllur në orën 13:55.

Në projektbuxhetin e vitit 2023 të ardhurat parashikohen të arrijnë në 631.7 miliardë lekë, ndërsa shpenzimet do të jenë 687.2 miliardë lekë. Planifikohet që në vitin 2023 rritja ekonomike të jetë 2.6 %, nga 3.7 % që pritet të jetë në këtë vit.

Seanca e djeshme u shoqëruar me debate të shumta e akuza nga opozita në drejtim të maxhorancës për situatën ekonomike dhe se ky buxhet nuk adreson problemet. Ndërkohë kryeministri Edi Rama zgjodhi një gjuhë të ashpër për t’iu përgjigjur.

Mbyllet seanca maratonë për buxhetin, miratohet projekt-buxheti i 2023 me 76 vota pro

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook