Ibrahimoviç, Ibrahimoviç dhe Ibrahimoviç. Janë që nga ky sezon të tre futbollistë të Milanit. Të parin e njohin të gjithë, është Zlatan, një nga yjet e futbollit botëror në dy dekadat e fundit dhe padyshim lideri i skuadrës së Piolit.
Ndërsa dy të tjerët shpresojnë shumë të ecin në gjurmët e tij, pasi janë djemtë e futbollistit të Milanit, i cili i ka regjistruar të dy në akademinë e kuqezinjve duke i bërë pjesë të klubit. Maksimilian, i datëlindjes 2006 është regjistruar në ekipin U17 të kuqezinjve, ndërsa Vincent, i datëlindjes 2008, në ekipin U15.
Kështu, ndërsa sulmuesi suedez vazhdon rehabilitimin nga dëmtimi, ai do të mund të ndjekë nga afër karrierën futbollistike të dy djemve të tij. Një vendim që tregon se sa shumë është lidhur Ibrahimoviç me klubin kuqezi e po planifikon të mbetet pjesë e tij edhe kur të ketë varur këpucët në gozhdë.
Arena e Lajmit