U zunë për një vajzë/ Plagosi me mjet prerës një 15-vjeçar, shoqërohet 17-vjeçari në Pogradec

Policia Naten

Policia e Pogradecit ka arrestuar një 17-vjeçar i cili dyshohet se ka plagosur një 15 vjeçar me mjet prerës.

Blutë njoftojnë se 15-vjeçari është paraqitur për mjekim në Spitalin e Pogradecit.

BalkanWeb mëson se  ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 3 në afërsi të gjykatës së Pogradecit, për motive të dobëta.

Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes dyshohet se konflikti ka nisur për një vajzë.

Njoftimi i policisë: 

Më datë 24.01.2023, rreth orës 18:15, në Spitalin e Pogradecit, ka shkuar për mjekim një 15-vjeçar, banues në Pogradec, i cili dyshohet që gjatë një konflikti fizik me shtetasin N. M., 17 vjeç, banues në Pogradec, është dëmtuar me mjet prerës.

Autori i dyshuar, shtetasi N. M, është kapur nga shërbimet e Policisë menjëherë pas ngjarjes dhe ndodhet i shoqëruar në ambientin e Komisariatit të Policisë Pogradec, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

U zunë për një vajzë/ Plagosi me mjet prerës një 15-vjeçar, shoqërohet 17-vjeçari në Pogradec

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook