Aleksis Sançez është zyrtarisht një lojtar i Marsejës. Pas shumë përpjekjeve, kiliani është prezantuar si futbollisti më i ri i klubit francez.
Ai prej kohësh nuk ishte në planet e Inzagit, me trajnerin italian që kërkonte me se patjetër shitjen e tij, pasi rroga që përfitonte 33-vjeçari ishte një nga më të lartat në skuadër.
Tani ai do të bëhet pjesë e nënkampionëve të Francës, ku do të bashkohet me njëherë me ekipin për të qenë gati për sfidën e dytë në kampionat përballë Brestit në transfertë.
Arena e Lajmit